13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti vizitoi Doganën e Kosovës, vendimi për reciprocitet ndaj Serbisë po zbatohet në përpikëri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, vizitoi Doganën e Kosovës ku takoi u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Ibrahim Xhaka dhe bashkëpunëtorit e tij.

“Gjatë këtij takimi, u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Xhaka e njoftoi kryeministrin në detyrë Kurti lidhur me mbarëvajtjen e punës së Doganave pas situatës së krijuar nga COVID 19 dhe në të njëjtën kohë, mbi zbatueshmërinë e vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë. Sipas raporteve të Doganave, ky vendim është duke u zbatuar në përpikëri që nga dita e hyrjes në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri në detyrë, Kurti ritheksoi se reciprociteti buron nga parimi i barazisë, dhe se me vendimin e Qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po ndërtojmë gradualisht kapacitetet për zbatim efikas të tyre.

Ai falënderoi Doganat për punën e tyre dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës, si dhe iu uroi punë të mbarë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles