13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është letra që presidenti Erdogan u dërgoi kryeministrave të Italisë dhe Spanjës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u dërgoi nga një letër kryeministrave Giuseppe Conte të Italisë dhe Pedro Sanchez Perez-Castejon të Spanjës, vende në të cilat mbërritën të mërkurën ndihmat e Turqisë në materiale sanitare.

Në letrën e Presidentit Erdogan në adresë të Kryeministrit italian, Giuseppe Conte, shkruhen këto fjalë:

I nderuar Kryeministër, miku im i vyer!

Ne po kalojmë nga një periudhë e vështirë, ku epidemia COVID-19 vazhdon të jetë një kërcënim i madh për të gjithë botën dhe, për fat të keq, shumë njerëz po humbasin jetën. Italia miqësore dhe aleate është një prej vendeve të pozicionuara në ballin e luftës kundër epidemisë. Në një ditë të cilën e keni shpallur zi kombëtare, ne ndajmë hidhërimin tuaj dhe urojmë që kësisoj dhimbjesh të mos përsëriten më kurrë. Në emër të vendit dhe kombit tim, unë ju përcjell ngushëllimet e mia për qytetarët italianë që kanë humbur jetën në epidemi.

Si shenjë miqësie, ne i patëm dërguar Italisë materiale ndihmash nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe Turke gjatë ditëve të kaluara. Kurse në përgjigje të thirrjes suaj për ndihmë, të cilën e keni transmetuar përmes Qendrës së NATO-s për Koordinimin Euroatlantik të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive (EADRCC), ne po ju dërgojmë materiale shtesë me anë të kanaleve tona ushtarake. Po ashtu ne krijuam të gjithë lehtësimin e mundshëm për të eksportuar nga vendi ynë materialet mjekësore, për të cilat Italia ka nevojë urgjente në luftën me epideminë.

Ndërkohë që Turqia demonstroi se është mike e Italisë në ditë të vështirë, kurse vetë Bashkimi Evropian nxori pengesa të ndryshme për ndihmat; fatkeqësisht, në shtypin italian rastisëm lajme të pabaza, të cilat akuzojnë vendin tonë padrejtësisht duke hedhur pretendimin e konfiskimit të materialeve mjekësore. Në këtë aspekt, unë gjithashtu dua të shpreh kënaqësinë tonë për deklaratat e matura të bëra nga autoritetet italiane.

Z. Kryeministër, pas telefonatës që kemi bërë, dëshiroj t’ju takoj përsëri në ditë të shëndetshme, të cilat besoj se do t’i arrijmë së shpejti, duke theksuar edhe një tjetër herë se ne jemi pranë jush në luftën tuaj kundër epidemisë.

Kurse në letrën e Presidentit Erdogan në adresë të Kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez Perez-Castejon, shkruhen këto fjalë:

I nderuar Kryeministër, miku im i vyer!

Unë jam në dijeni të asaj që Spanja miqësore dhe aleate është ndër vendet më të prekura nga epidemia COVID-19, e cila është përhapur në të gjithë botën. Në emër të vendit dhe kombit tim, unë ju përcjell ngushëllimet e mia për të gjithë popullin spanjoll dhe sidomos për të afërmit e viktimave në këto ditë të vështira.

Si Turqi, ne po ndjekim me dashamirësi duke e vlerësuar lart përkushtimin dhe vendosmërinë që populli spanjoll po shfaq si një trup i vetëm kundër krizës. Ne shohim që qeveria juaj ka marrë masa efektive prej ditëve të para të epidemisë dhe po bën një luftë intensive e të suksesshme me krizën. Ju uroj suksese në këto përpjekje. Urimi ynë është që populli miqësor i Spanjës ta kapërcejë në kohën më të shkurtër dhe me sa më pak dëme këtë fatkeqësi, për t’iu rikthyer ditëve plot prosperitet, paqe dhe qetësi.

Ne kemi një proverb që thotë se «miku i mirë njihet në ditë të vështirë». Me këtë mirëkuptim, në përgjigje të thirrjes suaj për ndihmë, të cilën e keni dërguar përmes EADRCC-së, sot ne i ofrojmë vendit tuaj një ndihmë në materiale mjekësore me një aeroplan të Forcave Ajrore.

Në një klimë pengesash madje edhe nga BE-ja, ne po krijojmë çdo lehtësim të mundshëm duke sforcuar të gjitha kapacitetet tona për të eksportuar nga vendi ynë materialet mjekësore, për të cilat vendi juaj ka nevojë urgjente.

Ju uroj fat të mbarë juve personalisht dhe qeverisë tuaj në luftën tuaj kundër kësaj sëmundjeje epidemike. Pasi ta kemi lënë pas këtë periudhë të vështirë, siç kemi biseduar me ju edhe më herët, unë ju pres në vendin tonë për të organizuar Samitin Ndërqeveritar të radhës për të vendosur hapat që do të çojnë përpara bashkëpunimin tonë dypalësh.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles