3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vjen reagimi i parë nga presidenca për vendimin e kushtetueses

Vetëm pak minuta më parë kur u konstatua nga Gjykata Kushtetuese se Qeveria e Kosovës me vendimin për të ndaluar lëvizjen e lirë në orare të caktuara ka bërë shkelje ligjore, vjen edhe reagimi i parë nga Zyra e Presidentit  Hashim Thaçi .

Këshilltari i tij Adil Behramaj ka shkruar se  Kurti është dhunues i lirive të qytetarëve.

Reagimi i tij i plote:

Edhe zyrtarisht Albin Kurti është dhunues i të drejtave e lirive të qytetarëve dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”.

Sikur të kishte qëndruar më gjatë si kryeministër, më nuk do të mund as t’i referoheshim Kushtetutës, se me shkelmime do ta përmbyste.

As “Baballarët e Kushtetutës” nuk do e njihnin nga shkëlfitja që do i bënte!

Ndryshe, presidenti i vendit e kishte referuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e orēs policore.

Thaçi madje, u kishte kërkuar qytetarëve që të mos e respektonin këtë vendim, sepse ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles