Policët e armatosur me shkopinj të plastikës në Çeçeni po patrullojnë nëpër rrugë, për t’u siguruar se po respektohet karantinimi.
Ky vend ka ndërmarrë masa të rrepta sa i përket karantinimit në veçanti për ata që shkelin urdhrin të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.
Në një video që po qarkullon në internet, shihen policët që këshillojnë banorët të qëndrojnë brenda, derisa ua bënin me dije se i pret më e keqja nëse nuk i respektojnë këshillat e autoriteteve. Ata dukeshin të frikshëm me maska dhe shkopinj në duar.
“Karantina është në fuqi. Nga ne është kërkuar që ata që nuk e kuptojnë, t’ua shpjegojmë me shkopinj”, dëgjohet duke thënë autori i videos. /Telegrafi/