Coronavirusi, çka janë ventilatorët dhe pse janë kaq të rëndësishëm?

0
34

Ventilatori i ofron mundësi më të mëdha pacientëve, për të mbijetuar me efektet më të këqija të coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një ventilator merr përsipër procesin e frymëmarrjes, kur sëmundja ka dëmtuar mushkëritë e pacientit.

Në këtë mënyrë pajisja i jep kohë pacientit të luftojë infeksionin dhe të shërohet.

Mirëpo ekzistojnë lloje të ndryshme të ventilimit mjekësor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), rreth 80% e njerëzve me Covid-19, shërohen pa pasur nevojë për trajtim spitalor.

Mirëpo, një nga gjashtë persona, sëmuret rëndë dhe mund të zhvillojë vështirësi në frymëmarrje.

Në këto raste të rënda, virusi shkakton dëme në mushkëri, ndërsa sistemi imunitar i trupit e identifikon këtë rast, më pas zgjeron enët e gjakut në mënyrë që të hyjnë më shumë qeliza imune.

Ndërkaq kjo mund të bëjë që lëngu të hyjë në mushkëri, duke e bërë më të vështirë frymëmarrjen dhe mundëson që nivelet e oksigjenit të trupit të bien.

Për ta lehtësuar këtë, një ventilator makinerie përdoret për të shtyrë ajrin, me nivele të rritura të oksigjenit, drejt në mushkëri.

Ventilatori gjithashtu ka një lagështues, i cili shton nxehtësi dhe lagështi në ajrin mjekësor në mënyrë që të përputhet me temperaturën e trupit të pacientit.

Me këtë rast pacientëve u jepet ilaçe për të relaksuar muskujt e frymëmarrjes në mënyrë që t’u rregullohet plotësisht nga makina.

Njerëzit me simptoma më të buta ajrosen duke përdorur maska të fytyrës, të hundës, ose aparatura të gojës, të cilat lejojnë që ajri me presion ose përzierjet e gazrave të shtyhen në mushkëri.