8.2 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gucati: Deklarata e Agim Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK) , Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili bëri thirrje për vëllavrasje dhe trazira në vend.

Gucati, përmes një postimi në Facebook, tha se deklarimet e tilla janë kërcënime direkte ndaj presidentit Thaçi si dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i Gucatit:

“Reagim ndaj deklaratave të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili bënë thirrje për vllavrasje dhe trazira në vend.

Agim Bahtiri në paraqitjet e tij para opinionit publik, ka bërë deklarime që shkojnë në dëm të vendit, të progesit dhe pavarsisë së Kosovës. Paraqitjet e tilla, janë metoda të vjetra të argatëve të Serbisë, thirrjet për vëllavrasje kanë qenë aduti i fundit që Serbia e ka përdorur në momente të caktuara historike. Deklarimet e Agim Bahtirit ishin paraqitje publike për friksimin e opinionit Kosovar dhe kërrcnime direkte të presidentit Thaçi. Sigurisht se Agim Bahtiri pas këtij kërcnimi publik ka llogaritur edhe në aleancat e Serbisë, të klaneve të krimit të organizuar që veprojnë në Mitrovicën e veriut, mafisë së organizuar dhe strukturave të BIA-së. Ndoshta Agimi nuk e dinë se Serbia e ka humbur luftën dhe betejën më Kosovën. Policia dhe organet tjera të sigurisë të Shtetit të KOSOVËS, sa here që kanë dashtë ua kanë treguar vendin strukturave paralele dhe çarqeve të strukturave paralele të shtetit serb që veprojnë në veri e në disa enklava tjera. Ti e dinë, por edhe ne e dimë, që ti nuk je kryetari i Mitrovicës. Kur ke ardhur aty ke qenë konsensual dhe nuk përfaqëson asgjë. Që kur je aty, kurrë kush, asnjë qytetar nuk ta ka pa hajrin. Je kryetar gjysmak, sepse sundon një pjesë të Mitrovicës, kurse atë pjesën tjetër e ke për biznes. Paraqitja juaj, jo vetëm në këtë rast por në të gjitha rastet, ta japë përshtypjen e një përsoni të smuer nga shizofrenia. Jo këtë herë, por me qindra herë, gjërë me tani kanë ardhur kërcnime nga veriu i Kosovës, dhe klanet e mbeturinave paramilitare të ish-pushtetit të Millosheviqit dhe të pasuesve të tij, por në të gjitha rastet, janë parë rezultatet. Këto qasje si tuajat, dhe të mbeturinave paramilitare të ish-pushtetit të Millosheviqit, dhe të pasuesve të tij, tash sa kohë janë bërë demode dhe askush nuk merret më me to, pos disa si ti, por ata janë shumë pak dhe i nevoitën Kosovës sa për të bërë shaka më ta, asgjë më shumë. Kosova ka ecë shumë përpara, e ti e shokët tuaj jeni duke shikuar prapa, sigurisht duke e pritë Serbinë që të kthehet ndonjë ditë. Mos bëni punë koti z.Agim Bahtiri se Serbia kurrë nuk ka më kthye më në Kosovë. Jemi në dijeni edhe për aleancat e fshehta të juve disave më strukturat ruse e serbe, aleanca këto që e kanë filluar punën më herët, por tash së fundi, kanë filluar tu dukën koka e këmbët. Këto aleanca janë fatale për popullin tonë dhe për Kosovën, prandaj ju të parët do të jeni pjesë e këtyre dështimeve. Janë marrë masat dhe është gjetë anti virusi i këtyre aleancave, prandaj edhe nuk keni njerëz të kësaj natyre pas veti. E dimë fare mirë se kush fshihet prapa militantizmit tuaj, se kush po të trimëron për tu paraqitur me kërcnime vllavrasëse që kanë qenë brenga jonë më e madhe ndër shekuj, por mos harro se të gjithë ata që e kanë bërë punën e huaj kanë përfunduar në karantinë. Të gjitha këto janë tendenca dhe orvatje për ta zbehur lirinë dhe sovranitetin e Kosovës, ky është projekt i Serbisë. Prandaj Agim, mos e bënë punën e Serbisë sepse herët a vonë do të pendohesh” (sic.), ka shkruar Gucati.

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2792875044162025

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles