13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se janë edhe tri raste të reja me coronavirus në vendin tonë.

Kështu tani numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 94.

Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

Sipas njoftimit, rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles