5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LETËR TË HAPUR PUBLIKE ISA MUSTAFËS

E keni bërë Kosovën si vezë qyqeje. Në kohë pandemie lypni mocion, sepse nuk keni gisht për kokë. Hyni pak nën lëkurën e atyre që kanë nevojë për gjëra elementare ushqimore, për ilaçe, të atyre që janë të shtrirë në spitale dhe luten për edhe pak jetë më shumë. Hyni edhe nën lëkurën e familjarëve të të prekurve nga virusi COVID 19, nuk e përballoni dot. Sepse ju, jeni njeri i karrigës dhe jo i sfidave e i vuajtjeve.

Në këtë kohë të rëndë doni ta çoni vendin në zgjedhje, për një zgjidhje! Kush të votojë? Populli që nuk i ka “mendët në krye” për shkak të përballjes me pandeminë? Populli që është vetizoluar dhe ka frikë nga e nesërmja dhe rezervat në të sosur? Mendojeni mirë! Mirë mendojeni, dhe mos shikoni sikur shikon Agimi yt, që po ta luan rolin e të fortit në LDK, që po ta luan rolin e kryetarit, rolin e bosit në partinë e Ibrahimit, të cilin dikur populli e shihte si njeri të urtë e të mençur, njëjtë e shihte edhe bota. Isa, ky Agimi ka me ta luajtur karrigën, ka me ta vënë këmbën politikisht në qafë mbaje mend mirë, ky do të rrëzojë nga froni të cilin e mban ti sot, dhe edhe ti e di si e ke marrë.

Isa, e di që ke përvojë politike që nga koha e ish-Jugosllavisë, dhe është zor ta hedhin ata që i mban nën sqetull, por, mos e lidh fatin e Kosovës me fatin politik të Agimit, sepse

Agimi është picirruk politik dhe shkatërrimtar që ta rrënon partinë nga brenda anipse nuk e ka përvojën tënde! Ju, Agimin e keni për t’i pastruar “therrat politike”, për t’i krasitur “pypat” ose këdo që çon krye kundër fjalës që shoqërohet me gisht dhe kundër secilit që mendon ndryshe nga kryesia e ngushtë shoqërore. Ju, po e peshoni fatin e Kosovës me fatin e ish-ministrit Veliu. Kosova është e madhe dhe e rëndë nuk e çoi në shpinë as Serbia, sepse ajo ka themele me të forta se sa mund të mendojë secili prej jush. Agim Veliu, nuk duhet ta luaj rolin e kryeministrit, e as të kryetarit të partisë, sepse asnjëri post nuk është i tij. Atë duhet ta shkollosh për mirësjellje dhe ta largosh nga rruga e kapadaillëkut dhe nga rruga e kaubojit.

Nëse në LDK, ka rregulla se si duhet flitet dhe kush duhet të flas, pse pra ky zotëriu yt në qeveri luan rol të tjetërkujt. Po të ishte Agimi Vjosë, atëherë ndoshta do të silleshit ndryshe. Sigurisht që largimin e saj nuk do ta merrnit ngat zemrës, sepse ajo ua ka prishë shpeshherë matematikën brenda dhe jashtë partisë.

Isa, dil nga zyra apo vila jote dhe shko vetëm një minutë te spitalet shihe me sy gjendjen, aty e kupton realitetin, i kupton pacientët, mjekët. Shihi mjekët sa revolucionarë janë. Sa shumë bëjnë për pacientët, për popullin dhe vendin. A e di pse ata janë kaq punëtorë? Sepse ata janë nën betim, dhe betimin e tyre nuk e shkelin as kur e paguajnë me jetë çmimin e detyrës së tyre. Ata, rrezikojnë që virusin ta çojnë në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, sepse edhe ata kanë familje, njerëz, dhe miq.

Mjekët, ka ditë që nuk i kanë përqafuar fëmijët e tyre. Tërë ditën nuk i heqin maskat mbrojtëse nga fytyra. Nuk i heqin dorëzat nga duart! Nuk mund të flenë, sepse punojnë ditë e natë. Ata janë heronjtë për të cilët duhet flitet, duartrokitet dhe për të shëndetin e të cilëve duhet të lutemi minutë pas minuti. E ti, ma qanë hallin e Agimit!

Dil shihe Kosovën, qytetet, fshatrat, sa të pakta janë lëvizjet e njerëzve. Dil dhe dilni të gjithë ju, që keni rezerva ushqimore për muaj të tërë, e që e përballoni cilëndo situatë, dilni dhe jepjauni nga një thes miell nevojtarëve, njerëzve që sot përjetojnë skamje, frikë, dhe nuk dalin nga shtëpia as në oborr. Këta njerëz, të pasur e të varfër janë votuesit tuaj, votuesit e politikanëve të tjerë, që u mashtruan nga fjala juaj dhe nga betimi që bëtë kur ua hapët derën dhe i lutët për vota.

Turp të keni! Turp, jo vetëm ju, por të gjithë ata që luajnë me Kosovën-atdheun e sakrificave tona!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles