Kishin kontakt me të prekurin nga coronavirusi, safi mjekësor i QKMF në Podujevë rezulton negativ

0
68

Pas dyshimit se kanë qenë në kontakt me personin e infektuar me COVID-19, stafi mjekësor prej 10 personash i QKMF në Podujevë, sot kanë bërë testimin në IKSHPK dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Bedrie Rama, epidemiologe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, i ka thënë Telegrafit se pas dyshimit se një pjesë e stafit mjekësor i kanë pasur kontakt me pacient të diagnostikuar me COVID-pozitiv, 10 persona, mjekë e infermierë të QKMF, sot kanë kryer testet  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.

“Mund të konfirmoj me kënaqësi se i gjithë stafi mjekësor, prej 10 personash mjekë dhe infermierë kanë rezultat negativ në testim në virusin SARS-CoV”, ka thënë epidemiologia Rama.

Ndryshe, në Komunën e Podujevës deri tash janë regjistruar katër raste të personave (përfshirë rastin e sotëm) të infektuar me COVID-19. Një person 82-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër (i biri i viktimë) tashmë është shëruar nga ky virus./Telegrafi/