12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Masakra e Izbicës është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar masakrën në Izbicë.

Veseli ka thënë se kjo masakër është dëshmi për gjenocidin me të cilin u përballë Kosova, e për të cilin gjenocid ende kërkohet që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Sot, me dhimbje e nderim të thellë, kujtojmë Izbicën, vendin ku tragjedia njerëzore mori përmasa të papara, 147 qytetarë u masakruan nga armata serbe. Masakra e Izbicës, është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball tërë Kosova në fundshekullin e shkuar, dëshmi se shqiptarët ju pengonin vetëm pse ekzistonin”, shkruan Veseli.

Ai ka thënë se nuk do të harrohen kurrë krimet e kryera dhe se duhet të kërkohet që përgjegjësit të dalin para drajtësisë.

“Ne nuk do t’i harrojmë këto krime të kryera ndaj popullit tonë, nuk do ta harrojmë Izbicën dhe shpirtin e pa thyer të tyre, sepse, Izbica është vulë e përpjekjes tonë për liri dhe pavarësi. Për 147 viktimat e Izbicës dhe masakrat e tjera të kryera në Kosovë nga Serbia ne duhet të kërkojmë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara për krimet makabre”, shkruan Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles