19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi përkujton Masakrën e Izbicës: Askush ende nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Masakrën e Izbicës, të cilën e cilësoi si njërin ndër krimet më të rënda të shtetit të Serbisë, bërë ndaj popullatës kosovare.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se as sot pas 21 vitesh nga kjo masakër, ende askush nuk është dënuar për vrasjet massive, përdhosjen e trupave  dhe varrimin e tyre, ku përmes pamjeve satelitore ishtë bërë lajm botëror.

“Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror”, shkruan Thaçi.

Në mesin e 147 të vrarëve, kishte edhe familjarë të presidentit, të cilët më 28 mars 1999 forcat serbe i kishin rrethuar në fshatin Izbicë dhe vendbanimet përreth.

“Në mesin e të vrarëve kishte edhe persona të rrethit tim familjar. Sot , 21 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Kjo është padrejtësia më e madhe për familjet që pësuan në vitet 1998 dhe 1999, ku shteti serb kreu masakra, gjenocid dhe dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova. Liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e mijëra martirëve anembanë Kosovës”, shkruan Thaçi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles