Sot Kuvendi i Kosovës mban seancë ku në rend dite është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Mocioni është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe është mbështetur nga 44 deputetët. Në këtë seancë nuk do të ketë mysafirë të pranishëm, pasi hapësira nevojitet për distancë ndërmjet deputetëve, për shkak të situatës me Coronavirus.
Ndryshe, lidhur me çështjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti kanë reaguar edhe ambasadat si ajo e Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës, të cilat ishin kundër mbajtjes së seancës, për dallim nga ajo e Amerikës.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo gjë që ndodh në seancën e Kuvendit: