10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nga të prekurit me COVID-19 në Gjilan, është edhe një fëmijë

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën  e Gjilanit, Selami Xhemajli ka folur për gjendjen e të prekurve me COVID-19 nga kjo komunë.

Xhemajli ka thënë për RTV Dukagjinin, se vetëm dy banorë të prekur nga kjo komunë po trajtohen në Klinikën Infektive ndërsa 12 të tjerët janë në vet izolim në shtëpitë e tyre.

“Atyre po u ofrohet asistencë me medikamente e artikuj ushqimorë, por edhe shpesh kontaktohen nga personeli shëndetësorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën  e Gjilanit thotë se për fat të mirë në Zhegër askush më nuk ka rezultuar  pozitiv ndërsa në Vrapçiq e tërë familja e të prekurit ka rezultuar e infektuar.

“Nga informatat jozyrtare, i prekur me COVID-19 është edhe një fëmijë i familjes nga Vrapçiqi pasi ka qenë kohë e gjatë e kontakteve me të infektuarën e parë”, deklaroi Selami Xhemajli.

Kujtojmë Gjilani është komuna e dytë më e prekur nga koronavrisusi me 14 persona të infektuar, ndërsa komuna më e preku në Kosovë është Malisheva me 21 persona.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles