11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

LDK del me qëndrim zyrtar ndaj koalicionit, e bën Vetëvendosjen e Kurtin fajtorë për situatën politike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në koordinim të plotë me kryesinë e partisë dhe kryetarin Isa Mustafa përkrahin qëndrimin e Kryesisë në lidhje me partnerin e koalicionit dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Me shqetësimin e thellë rreth situatës pandemike në Kosovë dhe duke konstatuar përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje për shkaktimin e krizës politike,  strukturat drejtuese qendrore dhe lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dalin me këtë komunikatë:

“Në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së dhe kryetarin Mustafa, kryetarët e Degëve të LDK-së dhe strukturat e saj përkrahin qëndrimin e Kryesisë në lidhje me partnerin e koalicionit dhe zhvillimet e fundit në vend.

Kryetarët e Degëve presin nga përfaqësuesit tonë në Qeveri dhe Kuvend që të përfaqësojnë LDK-në dhe politikat e saj me dinjitet dhe ta mbrojnë legjitimitetin që e kanë marrë përmes votuesve tanë.

Për LDK-në, partneriteti me SHBA dhe aleatët është jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles