10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili i bën thirrje Qeverisë të marrin masa urgjente për rritjen e numrit të testimeve për coronavirus

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha sot në një konferencë për media se dështimi i qeverisjes aktuale për të kryer testime të shpeshta për coronovirus, mund tu kushtojë keq qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se Qeveria është dashur që në fillim të përhapjes së pandemisë në Evropë, të testojë të ardhurit nga vendet e prekura për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

Ismaili tha se që nga shkurti Kosova ka kryer vetëm 570 teste, nga të cilat 31 nga rezultuar pozitive, apo 5.4 përqind e të testuarve.

Siç tha Ismaili, nëse qeveria do të merrte masa dhe do të kryente 10 mijë testime, do të rezultonin 540 të infektuar.

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka bërë thirrje për masa urgjente për rritjen e numrit të testimeve pasi virusi tashmë është shpërndarë në 10 komuna të vendit.

“Gjendja me Coronovirus në Kosovë ka ndryshuar shumë nga java në javë. Duke humbur mundësinë që të ruajmë kufijtë tanë me teste më të shpeshta dhe izolim të pacientëve që kanë ardhur nga shtetet e ndryshme, sot kemi një situatë që tregon se Kosova nuk është duke u infektuar nga një pacient por nga shumë. Ilustrimi më i mirë i kësaj është se sot kemi pacientë në shumë komuna të cilët nuk kanë asnjë relacion e as kontakt njëri me tjetrin. Pra të gjithë kanë hyrë në Kosovë të pa testuar dhe pa udhëzime që të jenë të vetizoluar për 14 ditë. Si të tillë, me daljet e tyre nëpër komuna apo edhe më larg se komunat e tyre e kanë rritur mundësinë që të jenë shpërndarës të Virusit gjithandej”. ka thënë Ismaili.

Sipas tij, neglizhenca që të trajtohen personat që vijnë nga shtetet me rrezik si të infektuar potencial ka pasoja të mëdha për shëndetin publik në Kosovë, për ekonominë, arsimin e të gjitha fushat tjera.

“Në këtë situatë ku kemi shpërndarje në komuna të ndryshme, atëherë janë dy lloje masash që janë mëse të nevojshme dhe të cilat janë të lidhura direkt me njëra tjetrën. Distanca sociale dhe fizike e cila ka filluar në Kosovë Dhe Testimet. Gjersa distanca ka filluar të praktikohet, apeloj tek të gjithë që të marrin seriozisht mos daljen nga banesat apo shtëpitë e tyre. Duke qenë larg njerëzve të infektuar e ruani vetën, familjen e juaj, por edhe i pamundësoni virusit të shpërndahet. Qëndrimi në banesë dhe shtëpi sado që është i vështirë, është njëra shtyllë e luftës tonë kundër shpërndarjes së virusit. Shtylla tjetër e luftimit të virusit dhe e cila është duke çaluar me të madhe, është testimi. Nga të gjithë ekspertët e shëndetit publik sot, nga menaxhuesit e krizave të mëdha si Ebola, nga OBSH, por edhe nga shtetet që kanë arritur të ndalin shpërndarjen dhe vdekjen e pacientëve – testimi ka qenë arma më e fortë. Izololimin të cilin jemi duke e bërë si qytetarë dhe mbyllja e bizneseve, nuk është e mjaftueshme pa testime masive”, ka theksuar ai.

“Këto rekomandime janë duke ardhur nga OBSH por edhe nga shifrat që po dalin nga shtetet që kanë problem të mëdha si Italia që tanimë është epiqendra globale e Coronovirusit COVID19. Për momentin ne kemi bërë vetëm 570 teste dhe ky është një dështim i cili do të mund të na kushtojë shtrenjtë. Mungesa e testimeve masive do i jep mundësi virusit të shpërndahet dhe të kemi një ngufatje të sistemit shëndetësor. Mungesa e testimeve ka bërë që Italia të përjetojë një krizë të pa imagjuneshme me vdekje ditore të larta.

Por, jo të gjitha vendet në Itali kanë vepruar ashtu. E kemi rastin e një qyteteze  e cila ka testuar 3000 banorët e saj dhe për 14 ditë e ka shfarosur virusin. Pra testimi e bënë dallimin nëse shpërndarjes dhe shfarosjes së virusit. Me 570 testime nga muaji Shkurt kur kanë filluar testimet në Kosovë, sot jemi në mesatare 10 testime në ditë. Kjo është shumë pak dhe paraqet një dështim në veprimet e nevojshme për të shfarosur Coronovirusin në Kosovë. Nga testimet tona nga 570 teste kanë dalur 5.4% pozitive. Nëse e zmadhojmë këtë masë të testimit me një konstante prej 5.4 atëherë në 10000 testime do të kishim 540 të infektuar e jo 31. Ky ka qenë skenario i Italisë në fillim: testime të pakta, duke besuar se masat e izolimit do të jenë të mjaftueshme. Është alarmuese të mendohet se vetëm masën e distancës sociale mund të ndalet shpërndarja e virusit”, ka  thënë Ismaili.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles