10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

AGK mirëpret mënyrën e organizimit të konferencës për medie nga Qeveria e Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret veprimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës që konferenca e organizuar rreth Pandemisë, të respektojë kriteret e kërkuara nga AGK, si masë mbrojtëse për shëndetin e kolegëve që i përcjellin të gjitha zhvillimet rreth coronavirusit.

AGK kërkon edhe nga institucionet e tjera që të veprojnë ngjashëm, duke mbajtur konferenca në hapësira ku sigurohen foltore dhe distanca e rekomanduar ndërmjet kolegëve tanë dhe zyrtarëve.

“Në këtë mënyrë të gjithë mund të ndihmojnë njëri-tjetrin në këtë periudhë të vështirë, sidomos për kolegët tanë, që çdo ditë gjatë raportimit të tyre janë në rrezik potencial të infektimit nga Virusi Covid 19”, thuhet në reagim.

AGK po ashtu përgëzon edhe njëherë të gjithë kolegët për punën e tyre dhe kërkon nga drejtuesit e mediumeve që të vazhdojnë të sigurojnë të gjitha kushtet që lehtësojnë punën e secilit në terren, në këtë mision të vështirë që ka sfiduar gjithë botën.

“Të kujdesemi për shëndetin tonë, të familjeve dhe të të tjerëve. Por, edhe t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që duhet të punojnë, teksa ne të tjerët qëndrojmë në shtëpitë tona”, thuhet në reagim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles