Erzen Vraniqi, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se deputetët e pakicave jo serbe janë kundër që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend për shkak të coronavirusit.
Vraniqi ka pohuar se këtë qëndrim deputetët e kanë shprehur në takim me kryeministrin Kurti.
“Kryeministri Albin Kurti sot priti në takim deputetët e pakicave joserbe:Albert Kinolli, Fikrim Damka, Rasim Demiri, Adem Hoxha, Fidan Jilta dhe Zikreta Aliti, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Administratës së Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi. Qe të gjithë u deklaruan kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tej ai ka thënë se qëndrimi i tyre është një goditje e mirë ndaj tentim-puçit të kësaj jave kundër Qeverisë Kurti.