10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga Qeveria koordinim më mirë ndër-ministror në raport me komunat

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është duke e përcjellë me shqetësim situatën sa i përket koordinimit ndër-ministror në raport me komunat.  Komunat përcjellin shqetësimet e tyre në AKK rreth mos koordinimit institucional qendror në raport me komunat.

Duke parë gjendje në të cilën gjendemi dhe nevojat e pushtetit lokal, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga qeveria koordinim më të mirë ndër-ministror me Komunat e Kosovës për të përballur me lehtë sfidat dhe nevojat e qytetarëve në betejën me virusin Covid-19.

Në këtë drejtim, ky koordinim duhet të adresohet edhe me qartë dhe drejtpërdrejtë më Kryetarin e Komunës dhe Shtabet Komunale të Emergjencës të ngritura për situatën në të cilën gjendemi.

Ky koordinim, vejnë në pah Komunat, do të ndikojë në ofrimin e shërbimeve të caktuara për kohën dhe virusin me të cilën po përballen qytetarët tanë dhe orientimin më të mirë e me efikasitet të plotë të udhëzimeve e veprimeve që ndërmerren nga Qeveria Qendrore dhe mekanizmat e saja të ngritura për të përballu betejën me virusin Covin-19 e të cilat duhet të adresohen nga niveli lokal.

Komunat edhe me këtë rast janë në gjendje gatishmërie për koordinim dhe bashkëpunim edhe më të lartë me mekanizmat e nivelit qendror për të përballur këtë situatë sa më mirë dhe në shërbim të qytetarëve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles