10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantine

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine.

Sipas këtij vendimi, personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundje nga Corona Virus COVID-19 futen në karantinë.

“Qendra e Studentëve në Prishtinë kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushim të gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin Nr.01/11, të datës 15 mars 2020”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet tjera relevante obligohen të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles