11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pranon kërkesën e Thaçit, sonte takohet Këshilli i Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, ka thirrur për sonte takimin e Këshillit të Sigurisë, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet sonte, sepse kryeministri e ka pranuar kërkesën e presidentit dhe e ka parë të rrugës që mbledhja të mbahet sonte në ora 20:00”, ka thënë Kryeziu.

Thaçi kishte kërkuar këtë mbledhje, pak orë më parë, ndërsa shkroi në Facebook, duke bërë thirrje të respektohen në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Kosovës.

“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19. Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles