10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmi që tregojnë se pse është e rëndësishme t’i pastroni duart ashtu si rekomandojnë mjekët, imazhet me rreze ultravjollcë nxjerrin në pah bakteret që mbesin

A janë teknikat e juaja efektive kur bëhet fjalë për pastrimin e duarve? Good Health ka përdorur kamera me rreze ultravjollcë për t’i testuar këto metoda – nga ajo më e thjeshta pa ujë e deri te ajo që rekomandohet me sapun dhe fërkim të mirë deri në 20 apo 30 sekonda.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë ku shihen se si duart e njeriut janë “magnet” për mikrobe – edhe për këtë autori i fotografive përdori një lloj paste që i vë në pah më mirë pjesët ku nuk janë pastruar mirë duart, transmeton Telegrafi.

Ky lloj kremi shkëlqen kur shikohet me rreze ultravjollcë, duke treguar qartë pjesët që nuk janë pastruar mirë. Fotografitë e publikuara tregojnë gjashtë metoda të pastrimit si dhe efikasitetin e tyre, në veçanti këto kur e tërë bota është ngritur në këmbë ngas coronavirusi që po përhapet me shpejtësi të madhe.


Para se t’i pastroni duart, mikrobet shfaqen me dritën ultravjollcë – sipërfaqja e bardhë nxjerr në pah papastërtinë.


Pastrim i shpejtë dhe i shkurtër – pa sapun: Hulumtuesit sugjerojnë se një e katërta e qytetarëve nuk i kushtojnë rëndësi të madhe mënyrës së pastrimit të duarve – por faktet tregojnë se nuk mjafton vetëm një fërkim i shkurtër duarsh nën ujë.


Pastrim gjashtë sekondësh i duarve – pa sapun: Gjashtë sekonda është një mesatare që njerëzit i kalojnë duke i pastruar duart. Megjithatë edhe kjo tregon se nuk mjaftojnë për t’i larguar të gjitha bakteret që i bartin ato.


Pas gjashtë sekondësh i duarve – me sapun: Pasi që sapuni është një lëng ngjitës duhet t’i fërkoni mirë duart për ta larguar, e kjo ndihmon edhe në largimin e mikrobeve që qëndrojnë në pjesë të ndryshme të duarve.

Pastrim 20 sekondësh i duarve – me sapun: Rreth 20 sekonda duhet kaluar për t’i pastruar mirë duart, dhe këtë e rekomandojnë edhe mjekët e në veçanti ata që merren me trajtimin e sëmundjeve infektive – por edhe kjo me raste nuk kryen punë, pasi mbesin hapësira të papastra siç mund të shihet në foto.


Pastrim 30 sekondësh i duarve – me sapun: Qendra për Kontroll dhe Preventivë të Sëmundjeve në SHBA, sugjeron se pastrimin e duarve ta bëni për 30 sekonda. Vërehet dukshëm në foto se duart janë shumë më të pastra, dhe gjasat për t’u prekur me coronavirus apo viruse tjera, janë shumë të vogla. Andaj është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të madhe pastrimit të duarve. 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles