10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është mosha e 16 personave të prekur me coronavirus në Kosovë, tetë femra dhe tetë meshkuj

Nga 8 shkurti e deri më 17 mars 2020 në vendin tonë janë testuar gjithsejtë 271 mostra të dyshimta me virusin COVID-19, ku prej tyre deri më tani 16 kanë rezultuar pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se dhjetë prej 16 personave të prekur me coronavirus janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK dhe se gjendja e nëntë prej tyre është stabile, përveç 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë, i cili kohë pas kohe i duhet trajtim me Oksigjenoterapi.

Sipas të dhënave nga IKSHPK-ja, nga 16 personat e infektuar me COVID-19, dy janë të moshës 5-14 vjeç, dy janë poashtu të moshës 15-24 vjeç, tri raste janë të moshës 25-34 vjeç, katër persona të tjerë të prekur me COVID-19 janë të moshës 35-44 vjeç, dy të tjerë janë nga 45-54, një person tjetër është i moshës 55-64, dhe dy persona të tjerë të infektuar me këtë virus janë mbi 70 vjeç.

Nga 16 personat e prekur me virusin COVID-19, tetë janë të gjinisë femërore dhe tetë të gjinisë mashkullore.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2609625112498810

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles