11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

BQK: Pagesa e kësteve pezullohet vetëm për kredimarrësit me vështirësi financiare

Të gjithë ata kredimarrës që kanë hasur vështirësi financiare, duhet rë kontaktojnë bankat e tyre me qëllim të pezullimit të pagesave të kësteve të kredisë.

Kështu thotë Banka Qendrore e Kosovës në vendimin për t’i pezulluar pagesat e kësteve pas gjendjes së krijuar nga Coronavirusi në vend.

“BQK së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës kanë vendosur bashkërisht që për bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, të ju mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020 dhe varësisht nga situata, ky pezullim të shqyrtohet edhe për më gjatë”, thotë BQK.

Institucioni më i lartë financiar në vend, tregon se shqyrtimi i pagesave do të bëhët veç e veç.

“Pezullimet e pagesave të kësteve të kredisë do të shqyrtohen për të gjitha rastet veç e veç me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmoj klientëve të tyre në tejkalimin e situatës së krijuar. Kredimarrësit, të cilët kanë hasur vështirësi financiare, si rezultat i rënies së të hyrave personale apo biznesore, të kontaktojnë bankat e tyre me kërkesën për pezullim të pagesave të kësteve të kredisë. Në rastet e aprovimit nga ana e bankës, interesat ndëshkuese të lidhura me kreditë nuk do të aplikohen në këtë periudhë. Gjatë kësaj periudhe, ndaj kredimarrësve nuk do të aplikohen masa të përkeqësimit të klasifikimit kreditor”, vijon njoftimi.

Në fund, BQK thotë se ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që kreditë të mos klasifikohen, të mos kërkohen provizione shtesë dhe të mos klasifikohen si kredi me probleme në Regjistrin e Kredive.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles