10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nuk tregoi se ishte me coronavirus para operacionit në hundë, pacienti infekton tre mjekët – detajet e ngjarjes në Itali

Një pacient në Aosta, Itali mund të dënohet me 12 vite burg pasi fshehu faktin se ishte i infektuar me koronavirus duke infektuar kështu dhe tre mjekë.

Ai do t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në hundë gjatë javës së kaluar, por nuk i ka informuar mjekët se ishte i infektuar.

Ishte pikërisht një infermiere e cila arriti ta dallojë atë pasi pacienti pësoi një rritje temperature.

Pasi i kryen testet, ai rezultoi pozitiv, ku më pas u dërgua në shtëpi në izolim, përcjell javanews.al.

Kryekirurgu, infermierja dhe një anesteziolog u diagnostikuan me COVID-19 të cilët ishin infektuar prej pacientit.

Ai kishte punuar përpara pak javëve në një resort turistik në Aosta ku ka pasur kontakte me shumë persona nga Lombardia.

Sipas mediave italiane, ai nuk i kishte raportuar simptomat pasi nuk donte që ndërhyrja e tij kirurgjikale të shtyhej. Me këtë vendim ai vuri në rrezik jetën e të gjithë stafit mjekësor.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles