10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

BE vendos kufizime për hyrjen në Shengen për 30 ditë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka propozuar sot liderëve të BE-së që të fusin një ndalim të përkohshëm të hyrjes në zonën Shengen për 30 ditë për të frenuar koronavirusin.

Në një mesazh video në Twitter, ajo saktësoi që propozimi përjashton të gjithë ata që banojnë në BE, anëtarët e familjes të shtetasve të vendeve anëtare, diplomatët dhe stafin, si mjekë, infermierë dhe ekspertë që ndihmojnë në ndalimin e koronavirusit, si dhe njerëzit që transportojnë mallra.

Ajo njoftoi se kufizimi i hyrjes në Shengen do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet sipas nevojës.

Presidentja e KE-së vlerëson se duke zvogëluar ndërveprimin shoqëror, shkalla e përhapjes së virusit gjithashtu do të ulet.

“Në mënyrë që të jetë efektiv, ky kufizim duhet të zbatohet edhe nga ana e katër vendeve anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit,” tha Ursula von der Leyen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles