10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Arsyet pse sëmundjet e reja vazhdojnë të shfaqen në Kinë dhe pse ata janë vetë viktima të kushteve që çuan gjithë botën në kaos

Më 31 dhjetor të vitit 2019, qeveria kineze lëshoi një alarm pranë Organizatës Botërore të Shëndetit në lidhje me një sëmundje të re që po përhapet në qytetin e Wuhan.

Pacientët po shfaqeshin me ethe misterioze, kollë të thatë dhe pneumoni. Shumë shpejt, disa po vdisnin.

Burimi ishte një virus i ri, i quajtur SARS-CoV-2 dhe zyrtarët shëndetësorë po garonin për të gjetur burimin, shkruan Vox.com, përcjell Telegrafi.

Një hipotezë kryesore është se virusi doli nga kafshët në një treg të njohur në Wuhan.

Dhe kjo, sipas mediumit në fjalë, nuk është surprizë për shumë ekspertë – sepse ka ndodhur edhe më parë.

Në vitin 2003, një virus shumë i ngjashëm me SARS-CoV-2 doli nga një treg në Foshan, Kinë.

Ajo shkaktoi sëmundjen SARS, e cila u përhap në dhjetëra vende dhe vrau gati 800 njerëz.

Që nga ajo ditë, SARS-CoV-2 ka arritur në 83 vende dhe ka vrarë mijëra njerëz, shumica e tyre në Kinë.

Ndërkohë, po sipas shkrimit të Vox.com, ngjashmëritë midis dy viruseve shtron pyetjen: Pse sëmundjet e reja vazhdojnë të shfaqen nga Kina?

Një episod i “Vox Atlas” shqyrton çështjen më të thellë të tregtisë së kafshëve të egra të Kinës dhe se si po vë në rrezik shëndetin global.

Siç tregon eksperti Peter Li në video, “Shumica e njerëzve në Kinë nuk hanë mishin e kafshëve të egra. Ata njerëz që konsumojnë këto kafshë të egra janë të pasur dhe të fuqishëm – një pakicë e vogël”.

Madje, siç thuhet më tej, kjo video shpjegon se si njerëzit e Kinës janë vetë viktima të kushteve që çuan drejt coronavirusit.

“Virusi po prek shumë vende dhe kultura të ndryshme dhe nuk ka asnjëherë justifikim për ksenofobi ose racizëm”, thuhet më tej në artikullin e Vox.com.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles