3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Podujevës tregon për masat e ndërmarra, pas rastit të parë me coronavirus

Komisioni komunal për veprime dhe masave parandaluese e mbrojtëse nga COVID 19 i Komunës së Podujevës, ka shqyrtuar situatën në komunë, pas konfirmimit të rastit të parë të infektuar me Coronavirus.

Në takimin, që udhëhiqej nga nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u tha se pas konfirmimit të rastit të infektimit të një qytetari që është nga fshati Dumnicë, menjëherë është intervenuar dhe është bërë dezinfektimi i shtëpisë ku ka qëndruar presoni i infektuar, kurse familja e tij është vizituar nga mjekët dhe po mbahet e izoluar.

Sipas njoftimit nga Komuna, në fshatrat Dumincë e Poshtme , Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, me vendimin e Qeverisë nga mbrëmë është aplikuar masa e karantinës, e cila po zbatohet.

Gjithashtu, në përputhje me vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK, për ndërmarrjen e masave preventive, po vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike dhe pajisja e institucioneve shëndetësore me material mbrojtës. Do të bëhet furnizimi me mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese edhe i institucioneve të tjera dhe ndërmarrjeve shërbyese-publike, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Komuna me kohë ka ndërmarr masat për furnizim me material dhe mjete mbrojtëse për institucionet shëndetësore dhe pikën e kontrollit në Merdare. Për shkak të gjendjes së krijuar kërkohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë që të bëjë furnizimin me material dhe mjete mbrojtëse.

Kërkohet nga mjekët e pensionuar, por edhe mjekët e rinj të papunë, që të paraqiten në mënyrë vullnetare në QKMF për të ndihmuar në tejkalimin e situatës epidemiologjike.

Përveç mbylljes së institucioneve arsimore dhe apelit për reduktimin e lëvizjeve të qytetarëve, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë informoi se kanë pezulluar të gjitha ritualet e faljes së namazit nëpër xhami. Me vendimin e KBI-së është pezulluar edhe e pamja në familjet që kanë raste të vdekje. Gjithashtu, gjatë periudhës së pandemisë, kërkohet që në rastet e vdekjeve, ceremonitë e varrimit të kryhen me një prani sa më të vogël të qytetarëve.

Më tej thuhet se inspektorët komunalë vazhdimisht janë në terren dhe po përcjellin zbatimin e vendimit të qeverisë, për mbylljen dyqaneve dhe lokaleve hoteliere.

Nga qytetarët kërkohet t’i shmangin lëvizjet e panevojshme, të marrin masat mbrojtëse si dhe të ruajnë qetësinë publike, kurse rastet e dyshuara të vetizolohen dhe të kërkojnë asistencë profesionale shëndetësore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles