16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

ATK ndëshkoi 120 biznese për ngritje të çmimeve

Që nga dita e enjte, kur si pasojë e gjendjes së krijuar nga shpallja e pandemisë së coronavirusit, qytetarët nga paniku i krijuar filluan furnizmimin me shumicë me mallra bazike, Administrata Tatimore e Kosovës, ka ndëshkuar 120 biznese për ngritje të çmimeve.

Masat rigoroze ndaj bizneseve janë ndërmarr veçanërisht kur ministri i Financave, Besnik Bislimi me vendim kërkoi nga ATK-ja që të ndëshkohen bizneset pa ndershme.

Që nga ajo ditë, ATK-ja ka pranuar 3 mijë e 152 denoncime për shtrenjtim të produkteve.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha për KosovaPress se aktualisht numri i ankesave ka rënë në rreth 300.

“Nga të gjitha rastet e raportuara nga data 12 mars e deri sot që në numër janë 3 mijë e 152 raste të raportuara deri mbrëmë, nga to janë trajtuar 971. Në kuadër të këtyre ankesave të denoncimit, ka raste që për t ë njëjtin tatimpagues me dhjetëra herë është bërë denoncimi de për të njëjtat produkte. Nga 971 raste të trajtuara, ka rezultuar që inspektorët tatimor, të gjejnë shkelje lidhur me denoncimet, dhe dërgojnë rastet për shqiptim të gjobave mandatarë për 120 raste. Kjo nënkupton që 120 tatimpagues do të ndëshkohen. Përveç këtyre 120 rasteve për gjoba mandatarë, janë edhe 34 raste të tjera të cilat janë dërgua në Inspektoratin e Tregut”, theksoi Murtezaj.

Të gjitha rastet e raportuara, sipas drejtorit, nuk janë se ndërlidhen me ngritjen e çmimeve, por edhe për mos lëshim të kuponëve fiskal.

“Ne si ATK kemi përgjegjësi administrimin dhe mbledhjen e tatimeve, por në këtë rast, meqenëse gjendemi në një situatë të jashtëzakonshme, kemi edhe detyrë shtesë, n ë këtë rast edhe monitorimin e procesit të ngritjes së çmimeve. Këto raste të konstatuara nuk janë se të gjitha ndërlidhen me ngritjen e çmimeve, por ka edhe që nuk janë pajisur me numër fiskal… tek rastet e denoncuara, kryesisht kemi të bëjmë me një numër shumë të kufizuar të produkteve, kryesisht për miell, vaj, sheqer dhe krip, si dhe për produktet farmaceutike, higjienike, alkooli, maskat, dorezat dhe vitamina C”, deklaroi ai.

Drejtori i ATK-së tha se nuk është qëllimi që t’i mbyllen bizneset dhe t’i fusin në burg biznesmenët, por të normalizohen çmimet e produkteve bazike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles