3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Flet kryetari i komunës së Vitisë: Situata është në kontroll, s’ka nevojë për panik

Në Kosovë 13 persona deri tash janë prekur nga virusi COVID-19, i njohur si coronavirus.

Deri më tani komuna e Vitisë, që është në karantinë, ka numrin më të madh të personave të prekur nga ky virus.

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata është nën kontroll.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të mos krijojnë panik.

“Vetëm sot katër kanë rezultuar deri tash sipas analizave që kanë dalë nga Instituti i Shëndetit Publik.  Aty ku ka dyshime ne i dërgojmë në Qendrën Spitalore në Prishtinë. Jemi duke u u munduar me mbajt gjendjen e qetë, i lus qytetarët që të mos kenë panik”, ka thënë Haliti.

Ai ka shtuar se nuk duhet të  lejojnë që virusi të shpërndahet edhe më tej, duke bërë apel qytetarëve që të shmangin daljet jashtë shtëpive.

“Situata është në kontroll, ajo çfarë ka ndodhur tashmë ka ndodhur, ne duhet të mos lejojmë që kjo të zgjerohet. I kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Qytetarët t’i respektojnë udhëzimet dhe të mbrohen”, ka thënë Haliti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles