Kufijtë e Serbisë janë mbyllur sonte, përveç për diplomatët, shtetasit e huaj me leje qëndrimi dhe shtetasit serbë që kthehen nga jashtë, raportojnë mediat serbe.
“Do të ketë një ushtri të Republikës së Serbisë në kufij për të ndihmuar inspektimin sanitar, policinë kufitare për të ruajtur kufijtë tanë. Serbia po mbyllet sonte,” tha kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend.
Ajo tha se qytetarët nuk mund të ndalohen të lëvizin, por se gjendja e jashtëzakonshme është rekomandimi më i mirë i mundshëm që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
Nesër në mëngjes, sipas saj, parashkollorët, shkollat dhe kolegjet do të mbyllen.
Bërnabiq theksoi se të gjithë ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, duhet të marrin masa mbrojtëse.