Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2020.
Ajo këtë rast e konsideron si një hap të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve në këtë kohë të përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.
“Mirëpres miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2020, si një hap i rëndësishëm në funksionimin e institucioneve, veçanërisht në këtë kohë të përhapjes së Coronavirusit. Inkurajoj udhëheqësit politikë t’i kapërcejnë ndasitë partiake në çështje me interes kombëtar”, ka shkruar Apostolova në Twitter.
I welcome last night’s adoption of the 2020 Kosovo budget as an important step in making institutions operational, especially in these challenging times of the #coronavirus outbreak. I encourage political leaders to overcome partisanship in matters of national interest. https://t.co/VeNI77Wlio
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) March 15, 2020