5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vetëm një veteran në Familjen Jashari; Bekim Jashari thotë se po ofendohen luftëtarët e vërtetë

Është kryetar i Komunës së Skenderajt dhe vjen nga familja Jashari, por thotë se asnjëri nga ta nuk është në listën e veteranëve të UÇK-së, përveç Bashkimit.

Tregon pse nuk ka investitorë të huaj në Skenderaj, çfarë po ndodh me premtimet që i bëri në fushatë dhe për punët që janë kryer.

Bekim Jashari në emisionin Oxygen ka folur shumë për familjen e tij dhe tregon se për tri netë sa familja Jashari po mbronte shtëpinë, vetëm 15 prej tyre mund të përdornin armët përballë 5 mijë serbëve me gjitha llojet e armatimit.

Ai thotë që e ndjen si përgjegjësi të madhe që përfaqëson familjen Jashari por edhe i vlerësuar me respektin që iu bëhet nga të gjithë.

“Kam pa ëndërr sa isha në Gjermani. Isha te një mal që e kemi te shtëpia, brenda tij, unë ngjitesha ata po zbrisnin, kur i pash në habi i pyeta; gjallë jeni a? Babushi (Hamëza) më tha; pse kush ka thënë që kemi vdekur?”, thotë Bekim Jashari duke shpjeguar që më nuk i ka parë në ëndërr që kur është kthyer në Kosovë.

Ai thotë se pas çlirimit të vendit, politikanët filluan rrugën e familjes Jashari, por u ndalën më vonë.

Sipas tij, ata u ndalën qëllimisht, për inate personale me njëri-tjetrin dhe se vendi ka stagnuar që 20 vjet.

Bekim Jashari thotë se ka takuar liderët tonë politikë një nga një, por në një vend thotë se nuk mund t’i mbledhë të gjithë.

“Të gjithë kur i takoj veç e veç e pranojnë realitetin, faji jetim mbetet, por ja që kanë inate mes vete. Populli ua ka dhënë votën, por fatëkeqësisht nuk po duan ta rregullojnë vendin”, thotë ai.

Sipas tij, është punuar shumë në vendin tonë por nuk kanë bërë sa duhet, krejt siç thotë ai, nga inati që kanë politikanët mes vete.

Kur flet për miqtë ndërkombëtarë që ka Kosova, thotë se duhet të ju falenderohemi përgjithmonë dhe të vazhdojmë miqësinë me ta, ngase kanë kontribuuar për Kosovën, madje thotë, se, na kanë çliruar.

“Kjo që po ikin të rinjt është tmerr. Pse nuk ulen të gjjithë politikanët me vepru diçka? Secili ka lakmi për gjëra personale, por duhet me vendos do kritere deri ku e çka me leju e si me vepru”, thotë ai.

Ndër të tjera tregon se shumë investitorëve u është kërkuar haraq prandaj nuk ka investime të huaja nëpër Kosovë. Ndërsa, siguron të gjithë se nuk do të ju ndodh kjo më në Komunën e Skenderajt.

Bekim Jashari thotë se e gjithë shoqëria ka faj për parregullësitë që ndodhin dhe bënë thirrje që të gjithë të ndjekin rrugën e duhur, se edhe ashtu, sipas tij, procedurat janë të koklavitura.

Në emisionin Oxygen kur u pyet se kush është kryetar ai apo Sami Lushtaku? tha se janë që të dy; për vete tha që është kryetar i Komunës, e për Lushtakun tha se ëhstë kryetar i PDK-së në këtë Komunë.

Ai merret kohë paskohë me futboll dhe tregon që pasluftës e kanë bërë drejtor të ekipit pa e pyetur fare. Ndërsa tani, luajnë ende.

Kur flet për veteranët e luftës, thotë se është turp ajo që po ndodh.

“Në familjen tonë, vetëm Bashkimi është i shkruar si veteranë, ne të tjerët nuk kemi pranuar, as Rifati, as Murati, as unë, a Lulzimi. Edhe pse kemi pasur presion nga Komisioni duke na thënë se na takon; ngase jeni angazhuar në Gjermani e në Shqipëri, por ne askush nuk kemi pranuar përveq Bashkimi që ka luftu deri në fund”, thotë Bekim Jashari.

“Me pas qenë 60 mijë luftëtarë gjatë luftës, NATO nuk kish pas nevojë me intervenu. Më 5, 6 dhe 7 mars janë vrarë 59 persona në shtëpinë tonë, ata nuk kanë luftuar të gjithë por pushkë kanë pasur 15 persona më së shumti 20, por e kanë mbajtur frontin 3 ditë, sipas dëshmitarëve kanë qenë 5 mijë forca serbe kanë qenë me krejt arsenalin tokësor, paramendo me pas qenë 60 mijë luftëtarë në Kosovë”, thotë ai, duke shtuar që secili që ka qenë udhëheqës i ndonjë zone saktë e din sa luftëtarë ka pasur.

Ligji ka probleme sipas tij, ngase ja mundëson edhe atij që ka shërbyer me çaj me apliku për veteran.

Jashari kur flet për Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin thotë se që të dy kanë inate mes vete dhe nuk po mendojnë për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, kur ka ardhur puna në tavolinë, historikisht politikanët ja kanë huqur.

Në emisionin OXYGEN tha se ka qenë kërkesë e qytetarëve që ka hyrë në garë për kryetar të Skenderajt edhe pse, thotë se e dinte që nuk është aspakt lehtë.

“Ata kanë dhënë jetën për këtë vend, u vendosa me kontribu për vendin e nuk jam penduar aspak dhe besoj do të jem edhe në një mandat tjetër. Më kanë dashtë dhe respektuar si djalë i Hamzës, si kryetar ndodh që ka që nuk janë të kënaqur sepse nuk rregullohen gjërat shpejt, sepse në Komunën tonë nevojat janë shumë të mëdha”, thotë ai.

Bekim Jashari thotë se këtë vend duhet me dashtë, me zhvillu ekonominë dhe gjithë të tjerat, kështu për ta dërguar në vend amanetin e atyre që luftuan./oxygenpress.info

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles