Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj ka marrë vendi për formimin e Shtabit të Krizës të cilën do ta udhëheq kryeministri teknik, Oliver Spasovski, informoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Qeveria ka formuar Shtab të Krizës e cila do të kryesohet nga kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe do të përfshijë Ministrit e Shëndetësisë, Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Transportit dhe Lidhjeve, Financave, Arsimit dhe Shkencës, Punëve të Jashtme dhe Drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim”, informoi Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri informoi se Qeveria mori edhe këto vendim:
Do të mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare përveç atyre në Tabanoc, Qafthan, Deve Bair, Bogorodicë dhe Bllacë.
Të mbyllet vendkalimin kufitar në Aeroportin e Ohrit.
Ndalimi i hyrjes për shtetasit e huaj dhe vendet me rrezik të mesëm, përveç atyre për të cilët Ministria e Brendshme do të pranojë.
Ndalohet tërësisht puna e kafeterive, bareve, kazinove dhe bastoreve.
Të gjithë personat juridik mund të punojnë ose të bëjnë shitje përmes mënyrës alternative siç është online, apo përmes telefonit.
Të gjithë objektet hotelerike të cilët përgatisin dhe shesin ushqim mund të punojnë por pa vizitorë. Të mundësohen porositë online ose përmes telefonit ose të marrin porosinë nga vendi i porosisë.