12.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shkon në shtatë numri i të infektuarve te Sampdoria, Bereszynski: Unë kam coronavirus

Bartosz Bereszynski ka konfirmuar se ai është lojtari i shtatë i Sampdorias që rezulton pozitiv në testin e coronavirus, duke iu bashkuar sot shokut të skuadrës Fabio Depaoli, i cili gjithashtu konfirmoi një gjë të tillë gjatë ditës së sotme.

Klubi lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar se nuk do të jepte më përditësime për lojtarët e saj për të mos shkaktuar “shqetësim të mëtejshëm të publikut”, pasi pesë anëtarë të skuadrës rezultuan pozitiv në 48 orë.

Sidoqoftë, Fabio Depaoli dhe tani mbrojtësi tjetër i tyre Bartosz Bereszynski kanë shkruar në Instagram për të konfirmuar se janë infektuar me sëmundjen ngjitëse.

“Fatkeqësisht, unë jam testuar pozitiv për COVID-19”, ka shkruar fillimisht reprezentuesi polak.

“Ndihem mire. Megjithë masat e duhura kohëve të fundit, unë ende nuk kam arritur të shmang këtë virus”.

“Kjo është arsyeja pse unë po ju kërkoj të jeni përgjegjës dhe të qëndroni në shtëpi sa herë që të jetë e mundur”, mbyll shkrimin Bereszynski.

Manolo Gabbiadini ishte lojtari i parë i Sampdorias që rezultoi i pari pozitiv, i ndjekur me shpejtësi nga shokët e skuadrës Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby.

Lojtarët e tjerë të Serie A që janë infektuar me coronavirus deri më tani janë mbrojtësi i Juventusit Daniele Rugani, lojtarët e Fiorentina Dusan Vlahovic, German Pezzella dhe Patrick Cutrone.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles