5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i ashpër: LVV na preu në besë, Rexhep Selimi mashtrues i madh

I ashpër ka qenë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas votimit të mocionit për kalimin e buxhetit me procedurë të përshpejtuar.

Ai e ka quajtur mashtrues Rexhep Selimin, duke thënë se nuk e ka ditur që është mashtrues kaq i madh.

“Mashtrues ordiner si Rexhep Selimi. E kam ditë, por që je qekaq, hallall i koftë. Nuk bëtë mirë hiç, me këtë sjellje që e bëtë. Nuk pat vullnet kërkush me iu pengu, por me iu përkrah”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se kjo është prerje në besë.

“Mendoj që kemi me iu dashtë prapë në të ardhmen. Mbane mend. Mos i humbni miqtë se iu vyjnë, këtë dine. Numrat ne e dimë që i keni, s’keni pas nevojë me ba këso fiskulture. Pata vullnet me e përkrah kalimin e projektbuxhetit. Jemi pre në besë, dhe nuk është normale kjo punë. Ky është buxhet i hajnisë i një ministrie të caktume, kurgjo ma shumë”, tha Haradinaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles