6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka konfirmuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen ditën e nesërme.

Në mbledhjen e KQZ-së, Daka tha se do të vazhdojnë me planin e tyre për zgjedhjet.

Por, IKSHPK dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse i ka rekomanduar KQZ-së pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, ishte paraparë të mbahen ditën e nesërme, ku në garë janë kandidatët e tre partive politike, të LVV-së, LDK-së dhe PDK-së.

KQZ sot kishte thënë se zgjedhjet do të mbahen, pasi nuk kanë marrë rekomandim e nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë shtyrjen e tyre.

Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së kërkoi nga qytetarët që të mos të bëjnë panik.

“Nuk ka ndonjë ndryshim, nuk kemi marrë ndonjë rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga IKSHP që të shtyhen zgjedhjet, vazhdojmë me planin”, deklaroi ajo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles