14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni për buxhet, nuk e voton projektbuxhetin për vitin 2020

Komisioni për buxhet dhe transfere në mungesë të kuorumit nuk ka votuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Anëtari i komisionit nga PDK-ja Bedri Hamza, kërkoi që të respektohet Rregullorja e punës së Kuvendit. Ai tha se është një afat shumë i shkurtër kohor që të trajtohet një material shumë i gjatë.

“Nëse unë kam problem, që në këtë afat të shkurtër kohor për ta trajtuar këtë  material në një afat të shkurtër kohor, po besoj që kanë problem edhe kolegët e mi”.

“Precedenti është kaluar po kjo shkresë përcjellëse dhe ky procedent i kaluar duhet të jetë në konsideratë. Unë po kërkoj të respektohet Rregullorja  e punës së Kuvendit”.

Hamza mes tjerash tha se Qeveria e kaluar ka pasur rritje të buxhetit. Sipas tij, kjo Qeveri dështimin më të madh do ta ketë në rrafshin ekonomik.

“Unë sot prita që të diskutohet rritja ekonomike. Ne kemi pas një përmbushje të mirë planeve të hyrave. Kjo na ka mundësuar që ne të jemi në gjendje t’i financojmë pa vonesë të gjitha organizata ligjore që kanë qenë të parapara me ligjin. Fundin e vitit e kemi mbyllur me një deficit 25 milionë euro”.

“Shpenzimet e paparashikuara nuk kanë qenë më shumë se 8 milionë euro, por edhe këtë vit janë të planifikuara 8.8 milionë euro. Qeveria e kaluar ka pas rritje të buxhetit se ka pas respektim të rregullës së bilancit tregtar dhe e ka rrit 1% apo më pak. Kjo Qeveri dështimin më të madh ka me pas në rrafshin ekonomik”.

Bislimi tha se qeveritë e kaluara kanë lënë shumë raste në arbitrazh me shumë kompani, si pasojë e disa vendimeve.

“Shpenzimet eventuale të paparashikuara qeveritë e kaluara na kanë lënë në shumë raste që ne jemi duke u ballafaquar në arbitrazh mirëpo jemi në arbitrazh me shumë kompani si pasojë e vendimeve nga ana e disa institucioneve”.

Anëtari i komisionit Shkelzen Hajdini, nga LDK-ja tha se  buxheti është mirë i hartuar në përgjithësi, mirëpo është vonuar.

“Buxheti është mirë në përgjithësi dhe ne e kemi pranuar buxhetin pak vonë. Ne duhet të kemi një fokus, nuk ka zhvillim dhe përparim nëse ne nuk kemi buxhetim për një synim që e kemi caktuar”.

Deputetja Mimoza Kusari Lila kërkoi që projektet të kenë buxhetim gjinor.

“Ky buxhet ka me reflektue më shumë se Qeveria e kaluar. Është shumë me rëndësi që projektet me pas edhe buxhetimin gjinor. Duhet të dihet se ka shteti edhe fond emergjent dhe të dihet a i ka shpenzuar Qeveria”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles