Nis takimi i Haradinajt me përfaqësuesit e partive politike

0
26

Ka nisur takimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me përfaqësues të partive politike.

Nga Vetëvendosja i pranishëm është Liburn Aliu, nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli e Enver Hoxhaj, nga Nisma, Fatmir Limaj e nga Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Në takim nuk janë parë përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës serbe.

Ndryshe, një ditë më parë kryetari i AAK-së, ka thënë se qëndrimi i tij dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia.

“Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, kishte thënë Haradinaj. /Telegrafi/