24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vela: Sinjali i sotëm është që Grenell ka mbështetjen e plotë të rrethit të ngushtë të Trump-it

Senatori amerikan David Perdue, ka deklaruar gjatë të martës se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Kjo deklaratë e tij është mbështetur nga disa figura politike të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I deleguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ripostuar në profilin e tij në Twitter postimin e senatorit nga Georgia.

Pas tij, qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ndërsa të njëjtën e bëri edhe djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, i cili shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

Analisti, Blerim Vela ka shpjeguar se si mund të merren vendimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se duhet të bëhet dallimi mes sinjalit dhe zhurmës, duke qenë se në postimet e sotme, është parë se Grenell ka mbështetjen e plotë të rrethit të ngushtë të presidentit Trump.

Ai e quajti këtë një pjesë “joformale” të marrjes së vendimeve në Presidencën amerikane.

“Sot ma tepër se kurrë duhet bërë dallimin mes sinjalit dhe zhurmës. Sinjali i postimeve të sotme në Twitter është që Ambasadori Grenell ka mbështetjen e plotë të rrethit të ngushtë të Presidentit Trump, që përfshin anëtarë të familjes së Presidentit (Jared Kushner dhe Donald Trump Jr.), senatorë republikan dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Kjo përbën pjesën “joformale” të vendim-marrjes në Presidencën amerikane”, shkruan Vela.

Në anën tjetër ai tha se Grenell ka nevojë të siguroj edhe mbështetjen e agjencive relevante në procesin formal institucional të konsultimeve ndër-ministrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.

“Ambasadori Grenell ende mbetet të siguroj mbështetjen e gjitha agjencive (ministrive) relevante në procesin formal institucional të konsultimeve ndër-ministrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve”, shkruan ai.

Ndërsa, Vela shton se para 15 marsit mund të ketë veprime shtesë që mund ta konfirmojnë mbështetjen institucionale për qëndrimet e Grenell.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të gjatë me ambasadorin Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Hyseni, i cili në Washington ka shkuar me autorizim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se gjatë një takimi të gjatë dhe shterrues, janë diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rajon. 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles