7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës deklarohet për anulimin e fluturimeve nga Italia

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku njoftoi sot se ka pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusi.

Kësisoj edhe mori vendim për anulimin e tyre. Kurse nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës deklaruan se ndalesa e këtyre fluturimeve është  e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës.

Gjithashtu u tha se AAC është në konsultim të vazhdueshëm më IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR NDËRPRERJEN E FLUTURUMEVE NGA ITALIA VERIORE

Duke vepruar sipas rekomandimit të IKSHP-së, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së korona virusit Covid 19, drejtori i përgjithshëm i AAC-së, në konsultim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka vendosur që të ndërpriten përkohësisht të gjitha fluturimet nga rajonet e Italisë Veriore të prekura nga ky virus.

Ndalesa është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës. AAC është në konsultim të vazhdueshëm me IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës dhe do të merr vendime përkatëse në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

Zyra për Informimin e Publikut

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles