8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja kërkon dorëheqjen e Blerim Rekës: Bëri incident politik

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Integrimeve Blerim Reka, i cili ka propozuar një korridor për dalje në detin Adriatik për Serbinë.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi në një konferencë për medie ka thënë se ideja e ministrit Reka për hapjen e korridorit të Durrësit për Serbinë, i takon shekullit të kaluar dhe si e tillë ajo është e vdekur.

“Dalja e Serbisë në Durrës, siç e tha ai, ose siç kujtojmë ne ashtu siç e artikulonte Serbia e fillimit të shekullit 19 izllazagna drac i thoshin ata është një tezë ataviste e cila hap tema pa aspak nevojë që na kthejnë në fillimin e shekullit dhe na bëjnë patjetër të rikujtojmë dhe të bëjmë një vështrim të shpejtë historik. Vetekzisteca e shtetit shqiptar n ë atë kohë kur Serbia me hegjemonizmin e saj arriti t’i ekspanzojë kufijtë e saj dhe t’a shtyjë kufirin e vet nëpër territoret që i pushtonte me luftë e me gjakra, duke i pastruar etnikisht prej elementit shqiptar dhe duke i shtypur fshatrat shqiptarë andej që na e njohim në mënyrë mitike si ‘molla e kuqe’ vetvetiu është një çështje e cila kërkon një përgjegjësi të madhe prej një zyrtari qeveritar që ka përgjegjësi para kësaj shoqërie”, tha ai.

Teza e korridorit të Durrës, sipas Kelmendit e ka marr një përgjigje historike dhe është sot një temë e vdekur qysh në fillim të shekullit 20 me vet themelimin e shtetit shqiptar.

“Rihapja e kësaj teme fantazmë është një gabim i madh dhe një incident politik që kërkon patjetër reflektimin dhe përgjegjësinë publike të ministrit Re ka. Zoti Reka idenë për daljen në korridorin e Durrësit ai e propozoi si propozim politik. Fatkeqësia e kësaj deklarate dhe rihapjes së kësaj teme nga ana e z. Reka në esencë e vë qytetarin kosovar me zgjedh midis korridoreve dhe territoreve. Përmes kësaj Reka tregon se zgjidhje e mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit janë korridoret të cilët duhet rihap si propozon z. Reka. dhe kështu të kalohet prej zgjidhjes së territoreve në zgjidhje përmes korridoreve”, tha ai.

Për këtë incident politik, siç e quajti Kelmendi, ministri Reka duhet të japë dorëheqje të menjëhershme.

“Ministri Reka ka bërë një gabim që lidhen me mos ndjeshmërinë e tij ndaj dhimbjeve dhe ndaj vuajtjeve të shqiptarëve të fillimit të shekullit 20. Kjo dëshmon se ministri në vetvete me gjasë nuk ka ndjeshmëri emocionale për dhimbjen dhe vuajtjet e familjeve të cialt ishin viktima të po kësaj ideje që z. Rerka e prezantoi para opinionit pubik. Krejt kjo kërkon që z. Reka të reflektojë nëse ka mundësi edhe të sqarojë, por përgjegjësia e tij publike dhe politike medoemos kërkon dorëheqjen e tij”, tha ai.

Kelmendi po ashtu tha se me temën e Durrësit në esencë po eklipsohet paaftësia e qeverisë Kurti për të marr qëndrim të saktë dhe të plotë sa i përket taksës q00 për qind ndaj mallrave serbe.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles