Coronavirus është përhapur me të madhe në Itali, ku mijëra persona janë prekur nga ky virus.
Deri më tani ky virus ka marrë jetën e 233 personave në Itali teksa mbi pesë mijë persona janë të infektuar.
Ky virus nuk i ka kursyer as futbollistët dhe drejtues të klubeve jo vetëm në Itali, por në gjithë Evropën.
E së fundmi me këtë virus është infektuar edhe presidenti i klubit italian Novara, që aktualisht bënë gara në Serie C.
Ka qenë vet klubi i Novaras që ka njoftuar për një gjë të tillë se numri një i tyre Maurizio Rullo është infektuar me coronavirus.
Comunicato Ufficiale Novara Calcio inerente alle condizioni di salute del Patron Maurizio Rullo pic.twitter.com/UJH3uy9Y42
— Novara Calcio 1908 (@Novara__1908) March 7, 2020
Gjithsesi klubi italian ka bërë të qartë se nuk do t’i ndalojë aktivitetet pasi dëshira e presidentit të tyre është të zhvillohen ndeshjet normalisht.
Novara i ka uruar shërim të shpejtë Rullos, teksa klubi po vazhdon me ndeshjet me qëllimin e vetëm të rikthehen në Serie B.