Një vetaksident i rëndë ka ndodhur në fshtin Llugë të komunës së Podujevës, si pasojë kanë mbetur të lënduar katër.
Rastin e ka konfirmuar ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se personat e lënduar janë marrë nga ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 14:22, në fshatin Llugë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku (vetaksident). Një veturë ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Policia ka bërë vendshikimin, kurse personat e lënduar janë marrë nga ekipi mjekësor”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, sipas një videoje, të siguruar nga klankosova, shihet vetura duke u rrokullisur, e që rrezikoi dhe fëmijët qe ishin duke lozur në park.