18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Deklarimet e rreme nuk i ndihmojnë procesit të dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklarimeve të Edward Joseph, pedagog në Universitetin e Uashingtonit, i cili mes tjerash në një intervistë ka thënë se po diskutohet edhe ndarja e Kosovës.

“Qëllimi i vërtetë i Grenell, Vuçiqit dhe Thaçit ishte të arrihet marrëveshja. Dhe unë besoj se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje apo të ngjashme për të cilën ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit. Dhe kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve, por në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova. Sipas të gjitha gjasave diçka minimale”, ka thënë Joseph.

Thaçi, deklaratën e tij e ka quajtur të trilluar, duke thënë se, si munden analistët të krijojnë mendime të tilla të cilat nuk do ta ndihmojnë procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre të trillimeve (shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të bëjnë një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndaj profesorit Edward Joseph, ka reaguar edhe i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka thënë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles