9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Kushtetuta ka vendosur që Qeveria të udhëheq negociatat

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se LDK është gardiani i fundit që e ruan frymën kushtetuese.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një prononcimi për media, pas përfundimit të takimit të kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa me disa nga nënkryetarët e tij.

Lidhur me dallimet që i kanë me LVV-në, Haziri tha se janë dallime të vogla, të cilat do t’i kalojnë me kohë, pasi siç tha ai është e rëndësishme puna që po bëjnë dhe do të bëjnë bashkë dhe po ashtu ta ruajnë partneritetin me SHBA-në dhe BE-në.
Në lidhje me heqjen e taksës nga qeveria, siç po kërkon LDK, Haziri tha se në Qeveri e kanë zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, i cili në bashkëpunim me kryetarin e Partisë dhe kryeministrin vendosin për këtë çështje.

Ai ka pohuar se si parti, po angazhojnë me qenë urë politike, duke e ruajtur stabilitetin dhe partneritetin strategjik me SHBA-nà « dhe BE-në.

Lidhur me konferencën e mbajtur nga Presidenti Thaçi, ai tha se “është e drejtë e tij dhe në agjendën e tij me thirr konferenca sa herë të donë presidenti… Ne ende nuk na ka ardhur asnjë ftesë, është vetëm paralajmërim dhe kur të vie ftesa kryetari Mustafa do ta do shqyrtojë”.

Ai po ashtu në lidhje me udhëheqjen e negociatave, ai ka thënë se “gjithçka që i jep Kushtetua është e drejtë kushtetuese, në këtë rast Kushtetuta ka vendosur që Qeveria udhëheq me negociata… LDK në këtë rrafsh është e qartë dhe e ruan frymën kushtetuese, fundja LDK është gardiani i fundit që e ruan këtë frymë kushtetuese”.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles