13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Nuk jam intervistuar nga Specialja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një konferencë për medie, ku për më shumë se një orë ka raportuar për takimet që i ka pasur gjatë kësaj vizite në SHBA.

Thaçi u përgjigj edhe në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm në konferencë, të cilët nuk e kursyen as nga pyetjet për intervistim nga Gjykata Speciale.

Thaçi e mohoi të jetë intervistuar nga Gjykata Speciale qoftë në Prishtinë apo diku tjetër.

“As nuk jam intervistuar, as në Prishtinë e as në Prishtinë”, është shprehur Thaçi, raporton Telegrafi.

Presidenti tha se roli i tij në dialogun me Serbinë do të jetë ai që ka qenë deri më tani, duke u zotuar se do të ketë një koordinim ndër institucional.

“Roli im do të jetë ai që ka qenë si president i vendit, rol me mandat të plotë Kushtetues dhe Ligjor. Do jetë një koordinim ndër institucional dhe unitet ndër-partiak por edhe prej liderëve të Kosovës”, tha Thaçi, shtuar se do të punojnë bashkërisht me secilin i cili ka përgjegjësi, duke theksuar se nuk janë në garë me njëri tjetrin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles