Pasi paralajmëroi se do ta lërë postin e ambasadorit në Gjermani, Grenell mbetet vetëm emisar për bisedimet Kosovë-Serbi

0
76

Emisari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, për bisedimet Kosovë-Serbi, dhe njëherit ushtrues i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, do të njoftoj Shtëpinë e Bardhë se do të jep dorëheqje nga posti i ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani.

Në një artikull të botuar nga gazetari Ryan Saavedra në DailyWire, Grenell ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij, pasi që presidenti Trump tashmë ka përzgjedhur për drejtor të Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe

Grenell planifikonte të rikthehej në shtëpi gjatë kësaj vere, por ishte pajtuar me administratën të qëndroj derisa të nominohet dhe konfirmohet drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare.

Sipas gazetarit Saavedra është kontaktuar me telefon për të konfirmuar lajmin ku ndër tjera tha: “Po, është e vërtetë. Planifikoj së shpejti të kthehem në shtëpi”.

Kujtojmë që Grenell ishte përzgjedhur si emisar i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi. Ndërkaq lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe i biri i presidentit Trump që falënderoi Grenellin për kontributin e dhënë.