3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mimoza Kusari- ambasadores Çitaku: Siç të kam uruar për fillimin, sot të urojë për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka propozuar shkarkimin e disa ambasadorëve Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se “një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”.

Ndërsa, s’ka vonuar edhe kundërpërgjigja e ambasadores Çitaku, e cila po ashtu në Facebook ka thënë se pranon vendimin e Qeverisë së Kosovës, pavarësisht se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka drejtë të emërojë dhe të shkakrojë Ambasadorët e Republikës së Koosvës, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi i ka uruar ambasadores Çitaku përfundimin dinjitoz të detyrës, përkundër dallimeve.

“Çdo fillim ka fundin e vet, çdo fund ka fillim të ri. Sikur të kam uruar nga #Gjakova për fillimin tënd si Ambasadore, sot të uroj nga #Prishtina për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde.
Përkundër dallimeve, gjithmonë do të kemi arsye për të bërë: Gëzuar “, ka shkruar Kusari.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles