16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa: Më 15 mars do ta korrim edhe një fitore të madhe në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka hapur fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku do të garojë me Nexhmi Rudarin.

Në tubimin e hapjes së fushatës ishin të pranishëm drejtues të Lidhjes Demokratik të Kosovës, kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët e partisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ministra e deputetë të LDK-së.

Kryetari i degës së LDK-së dhe kryetari i deritashëm i Podujevës, Agim Veliu, tha se më 15 mars Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj Nexhmi Rudari, nuk do të dalë ta mbrojë fitoren e nëntorit të vitit 2017.

“Lidhja Demokratike nuk di të mbrohet, Lidhja jonë di vetëm të fitojë. Prandaj edhe kësaj radhe do të dalim fitues, për të 16-ën herë me radhë.  Do të fitojmë, sepse ata që po na sulmojnë dhe me tërë kapacitetin që kanë u aktivizuan për ta marrë pushtetin, nuk ofrojnë alternativa e programe qeverisëse”, tha kryetari Veliu, raporton Telegrafi.

Më tej kryetari Veliu tha se në garën për pushtet, njëra nga partitë oponente zgjodhi një strategji edhe më fatale për veten.

“Duke u nisur nga maksima: kalaja pushtohet nga brenda, njëri nga oponentët tanë joshi e përvetësoi individë, që u bënë dikushi derisa ishin brenda LDK-së, për të provuar ta rrënojnë kalanë tonë nga jashtë. Dhe, jo vetëm kaq. Ata, që deri dje ishin në djepin djathtist të LDK-së, duke menduar se u rritën, shkuan në folenë e një subjekti tjetër, ideologjikisht krejtësisht majtist dhe prej aty përpiqen të baltosin e pështyjnë në sofrën ku u ushqyen.  Që ironia të jetë më e madhe, nga foleja e kuqe e majtizmit, ata edhe thirren në rugovizëm. Sa absurde, po aq tragjikomike”, tha Veliu.

Kandidati për kryetar të Komunës, Nexhmi Rudari, tha se Lidhja Demokratike nuk thirret në kauza të rreme e nuk bën premtime të mëdha, por bën punë të mëdha.

“LDK realizon projekte të prekshme për Llapin dhe për qytetarin e saj. E, projektet e nisura me programin fitues të kryetarit Veliu në vitin 2017, më mbetet mua si kryetar i Komunës t’i realizoj deri në fund të këtij mandati qeverisës. Ky është i vetmi zotim që e bëj sot para jush dhe para qytetarëve llapjanë”, tha Rudari.

Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, tha se kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari është një rugovist i vërtetë dhe një intelektual që di të udhëheqë.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Agim Veliu po lë prapa vetës në drejtimin e Komunës një njeri të mirë dhe të përgatitur, për të qeverisur me Komunën e Podujevës.

“Nexhmiu do ta ketë përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit të Kosovës, por edhe të gjithë qytetarëve. Jam i bindur se më 15 mars do të korrim një fitore të madhe në Podujevë. Bashkë me Nexhmiun, për të qeverisur drejt dhe mirë”, tha Mustafa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles