17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet në Podujevë, partitë politike sot fillojnë fushatën parazgjedhore

Qytetarët e Komunës së Podujevës më 15 mars, do t’iu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa fushata parazgjedhore do të nisë sot, më 3 mars.

Në garë për kryetar të Podujevës janë tre kandidatë, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës që do të ketë numrin 10 në fletëvotim, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 11 në fletëvotim, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 12.

Fushata zgjedhore në Podujevë do të nisë sot, ndërsa zgjedhjet do  të mbahet të dielën e ardhshme, më 15 mars.

Sipas listës jo-përfundimtare të votuesve, numri i tyre për këto zgjedhje është: 86 mijë e 866 votues.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë u shpallën nga presidenti Hashim Thaçi, pasi ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu mori postin e ministrit të Brendshëm dhe Administratës, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles